Atlas Mills

Atlas Mills është qendra e industrisë shqiptare të miellit. Prej vitit 2003, ne kemi sjellë në tryezat shqiptare cilësi, siguri dhe stabilitet, duke ndërtuar me përkushtim një emër që lidhet me besueshmëri, përvojë dhe inovacion

Historia Jonë

Atlas Mills mbart një mjeshtëri të prodhimit të miellit, me rrënjë që datojnë deri në vitin 1782 në Evropë, duke e sjellë më pas këtë traditë edhe në Shqipëri ku nisi operimin në vitin 2003. Që prej fillimit, kompania u veçua për teknologjinë bashkëkohore, seriozitetin teknik dhe standardin konsistent të cilësisë…

Produktet Atlas

Miell Profesional

Ky është mielli që përdoret çdo ditë nga furrat, pastiçeritë, fabrikat e brumërave dhe bizneset ushqimore. Prodhimi bëhet me grurë të përzgjedhur dhe teknologji moderne për të garantuar cilësi të qëndrueshme, strukturë të saktë dhe qëndrueshmëri në pjekje.

Miell për Konsumatorë

Ky është mielli që gjendet në treg për përdorim familjar.

Ekipi ynë

Pas çdo thesi me miell që del nga Atlas Mills, qëndron një ekip profesionistësh që beson në cilësinë, korrektësinë, dhe përkushtimin e përditshëm. Nga teknologët e prodhimit e deri tek inxhinierët dhe drejtuesit e shpërndarjes, çdo anëtar i ekipit tonë është pjesë e një familjeje.

Ne punojmë me ndjesi familjare, por me standarde ndërkombëtare. Besojmë se suksesi nuk matet vetëm me tonë mielli, por me besimin që ndërtojmë çdo ditë tek partnerët dhe konsumatorët tanë.

Mesazhi i Presidentit

Të nderuar partnerë, klientë dhe miq të Atlas Mills!

Unë kam bindjen se cilësia e ushqimit që vendosim në tryezë flet shumë për respektin që kemi ndaj njerëzve. Të prodhosh miell do të thotë të prekësh jetën e përditshme të mijëra familjeve, furrtarëve, pastiçerive dhe eksportuesve.

Në Atlas Mills, çdo grimcë mielli është rezultat i punës së dhjetëra profesionistëve, i teknologjisë së përparuar dhe i një etike që nuk bën kompromis me cilësinë.

Pjesë e Atlas Corporation që prej vitit 2018, ne kemi rritur kapacitetet, kemi zgjeruar gamën në mbi 100 produkte dhe kemi depërtuar duke eksportuar në 12 tregje jashtë vendit. Megjithatë, çdo arritje ka vlerë vetëm nëse konsumatori e ndien sigurinë e saj në çdo bukë që del nga furra, çdo ëmbëlsirë që ndahet në raste gëzimi dhe çdo pjatë që bashkon familje.

Atlas Mills ekziston për të shërbyer me dinjitet. Jo për të impresionuar me numra, por për të fituar mirënjohje me cilësi. Sepse ne nuk prodhojmë thjesht miell. Ne ushqejmë besim. Ne ushqejmë njerëz.

Me respekt,
Dervish Domi
President & Kryetar i Bordit, Atlas Corporation